Insektet zvarritese si buburrecat, furrtaret, milingonat, pleshtat, cimkat etj) si dhe insektet fluturuese (mizat, mushkonjat, grerezat etj) jo vetem mund te japin nje bezdi te madhe kur levizin apo fluturojne neper ambjentet tuaja por ato jane te njohura edhe si transportuese te shume semundjeve te rrezikshme si salmonela, dizanteria, tuberkulozi si dhe parazitet e zorreve.
Jashteqitjet e buburrecave dhe furrtareve mund te shkaktojne ekzeme dhe astme, ndersa pickimi i cimkave dhe pleshtave shkakton dhimbje dhe acarim te lekures.
Nese nuk trajtohen ato shtohen shume shpejt dhe ne numer te madh jane shume rezistente dhe kerkojne nje trajtim te kualifikuar.
Prania e tyre ne aktivitetin tuaj shkakton:
-humbjen e menjehershme te besimit ,dhe impresion te nje ambjenti te piset
-rrezik per shendetin e njerezve dhe papajtushmeri me normat e higjenes
-pakesim te te ardhurave si rezultat i humbjes se klienteve.
Edhe pickimi i grerezes dhe bletes eshte nje eksperience e dhimbshme dhe mund te jete edhe vdekjeprures per 1 ne 30 persona alergjike ndaj pickimeve.
Mos nxitoni te shkaterroni vete nje fole grerezash sepse kolonite e tyre jane shume te rrezikshme. Kerkoni ndihme profesionale.
Problem shqetesues jane edhe fluturat e vogla dhe mola te cilat edhe pse nuk perbejne problem shqetesues per shendetin jane shkaktare te demtimeve te ndryshme ne rroba pelhura, lekura, pelice, qilima. Demtimi eshte bere pasi larvat kane celur dhe para se ju te shikoni duke fluturuar flutura te vogla. Keshtu qe eshte shume e rendesishme parandalimi i problemit.
CODEM ofron sherbimin e saj per trajtimin e problemit te infektimit nga insektet zvarritese dhe fluturuese me ane te :
- Sperkatjes me pompe
- vendosjes se xhelit special, Schaben-gel Pro
- vendosjes se llampave UV Fly Control
- me ane te insekticidit tymoses Dobolfumigante
- Sigurojme nderhyrjen ne kohe dhe me rezultate te qendrueshme. Ssherbimi yne eshte i shpejte efektiv dhe ofron nivelin me te larte te sigurise per njerezit dhe kafshet.