October 2020
M T W T F S S
     
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
Lagja 11, 200m nga Muzeu i Deshmoreve, Durres
+355 52 223739 | +355 67 20 35416

Blog

Zogjtë shtegtarë

Virusi “West Nile” është transportuar nga zogjtë shtegtarë dhe transmetohet te njeriu nga mushkonjat e tipit “Culex”, që pickojnë zogjtë dhe njerëzit. 80 për qind e infeksioneve njerëzore nuk kanë simptoma. Në 20 për qind të rasteve janë simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. Në 1 për qind të rasteve sëmundja ka simptoma neurologjike të rënda: meningjit, encefalit, ose infeksione të motoneuroneve kurrizore me frekuencë të lartë dëmtimesh neurologjie të përkohshme ose të përhershme. Me fjalë të tjera: në zonën e lumit Po, pesë gra patën simptoma të rënda neurologjike. Për këtë rast u hodhën dy hipoteza: ose virusi ka pësuar ndryshime dhe është bërë më agresiv (për momentin nuk ka prova për ta vërtetuar këtë hipotezë), ose ka gjasa që nga shtatori i 2008-ës e deri në shkurt të 2009-ës janë verifikuar edhe 400 raste të gripit pa simptoma dhe 100 me simptoma të ngjashme me gripin, që askush nuk i ka vënë re.
Informacioni

 

Ndërkohë që për disa nga këto infeksione ka ilaçe (vaksina kundër etheve të verdha, ilaçe kundër malaries), për sëmundje të tjera nuk ka ende ilaçe, sepse prekin vetëm botën e tretë, kështu që asnjë nuk shqetësohej të shpikte ilaçe ose vaksina të reja. Kundër etheve tropikale, për shembull, vetëm mund të pimë dhe të shpresojmë që temperatura të ulet. Në fillim duket si një virozë e tmerrshme, me temperaturë të lartë, dhembje koke, trupi, të vjella dhe ekzantemë. Më pas temperatura ulet dhe në disa raste mund të japë hemorragji të brendshme dhe të jashtme. 50 milionë persona në vit preken nga ethet tropikale, dy e treta e popullsisë botërore është në rrezik. Në Meksikë, ku dikur ky virus ishte i panjohur, sot rastet me virusin e tmerrshëm rriten me 300% në vit. Përqindja është rritur edhe në Europë: “Europian Network on imported infections disease surveillance” ka raportuar se rastet e prekura nga ethet tropikale janë rritur: nga 64 në vitin 1999 kanë arritur në 218 në vitin 2002.
Një sërë virusesh që nuk i njihnim deri më tani.

 

Studiuesit ia atribuojnë një pjesë të këtyre fenomeneve faktorit klimë: ngrohja globale krijon një habitat të përshtatshëm. Nga shtatë thatësirat e verifikuara 60 vitet e fundit katër kanë ndodhur këto 20 vjet dhe 10 milionë hektarë janë sot në rrezik dezertifikimi. Në të njëjtin interval kohor, temperatura mesatare është rritur 0,4°C në veri dhe 0,7°C në jug. Me rritjen e temperaturave shtohen edhe insektet e reja, siç është “Aedes albipictus”, ose mushkonja tigër, që futen në Europë me shkëmbimet tregtare. Si pasojë, mushkonjat, po shndërrohen në një problem shëndetësor.

 

Në vitin 1998, një studiues i ngrohjes globale kishte parashikuar që ethet tropikale, virusi i transmetuar nga mushkonja tigër, do të përhapej edhe në rajonet e buta. Më 13 maj të po atij viti, një studim i revistës shkencore “Lancet”, që mbante firmën e Anthony Costello, nga Universiteti i Londrës, konfirmoi: “Nuk ka më dyshime: gjatë 50 viteve të fundit përhapja e viruseve ka ndryshuar jashtëzakonisht. Viruset përhapen nga mushkonjat, ndërkohë që popullsia rritet në zonat e nxehta e me lagështirë”.
Temperaturat dimërore

 

Habitati perfekt i mushkonjave, sidomos atyre tigër, limitohet nga ashpërsia e klimës dimërore që vret larvat dhe vezët dhe kjo shpjegon se përse deri tani transmetimi i virusit ishte i kufizuar në zonat tropikale dhe subtropikale. Studiuesit paralajmërojnë se ngrohja globale nuk do të kufizohet për të zgjeruar habitatin e mushkonjave. Madje do të ndryshojë edhe mënyrën e jetesës. I nxehti, thonë studiuesit, do të ndryshojë përmasat e insekteve. Për të bërë vezë, edhe insektet më të vogla, duhet të hanë më shpesh. Ngrohja e klimës, do nxisë ato të pickojnë më shumë, dhe për pasojë rreziku i transmetimit të sëmundjeve do të jetë më i madh. Sipas përllogaritjeve të Universitetit të Kornuellit, në Amerikë, do të zvogëlohet koha e inkubacionit të virusit. Inkubacioni i virusit të etheve tropikale në 30°C është 12 ditë, ndërsa nga 32-35°C është 7 ditë, e si pasojë do të trefishohet fuqia mesatare e transmetimit të sëmundjes.
Ndryshimet klimatike

 

Si virusi “Chikungunya”, ashtu dhe ai “West Nile” nuk transmetohen nga njeriu te njeriu. Kanë nevojë për një agjent transmetues: zakonisht një mushkonjë infektohet duke pickuar një të sëmurë dhe më pas e përhap infeksionin te të tjerët. Mushkonjat përhapin edhe sëmundje të tjera. Në listë janë malaria, ethet tropikale, si dhe viruset veterinare si “Bluetongue”, ose virusi katarral ripërtypës dhe “Rift Valley”, virusi i lumit Ross, encefaliti japonez dhe ethet e verdha…